Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe MyMachine-Kosova

14 Dhjetor 2022
SHARE

Me datën 14.12.2022, ora 10.00 në ambientet e Fakultetit Teknik u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës, gjegjësisht Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe MyMachine-Kosova.

Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet palëve të interesit me përfaqësuesit:

  • Prof. dr. Ahmet Shala, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike
  • Prof.ass.dr. Besim Mustafa, Drejtor MyMachine-Kosova

Marrëveshja e bashkëpunimit ka për qëllim kornizën bashkëpunuese në zhvillimin e projekteve që kanë të bëjnë me projektet ideore te shkollave fillore, kryesisht nga fusha e teknologjisë inovative dhe zhvillimit të prototipeve të produkteve.

Në takim ishin edhe pjesëmarrësit tjerë që kanë kontribuar në arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit respektivisht Prof.dr. Shaban Buza dhe Prof. asoc. Dr. Afrim Gjelaj (Prodekan).