Vizitë studimore e studentëve në ndërmarrjen e Trafikut Urban në Prishtinë

28 Dhjetor 2022
SHARE

Studentet e vitit te tretë të nivelit Bachelor ne Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike - Departamenti i Komunikacionit dhe Transportit ne kuadër të lëndës “Transporti Publik”, me datë 22.12.2022 vizituan ndërmarrjen Trafiku Urban Prishtinë, nën udhëheqjen e Prof.Asoc.Dr. Ramadan Mazrekaj dhe Asistentit Msc. Guxim Kamberi.

  Nga zyrtarët përgjegjës të sektorëve përkatës të Trafikut Urban, studentët dhe mësimdhënësit u njoftuan me operacionet ditore qe ndërlidhen me organizimin, menaxhimin, sigurinë, sistemin e informimit (përcjellja e flotës se autobusëve ne operim), pajisjet dhe mjetet, si dhe me sistemin e mirëmbajtjes.

  Falënderim i veçantë për mikpritjen dhe njoftimin për veprimtarinë e stafit,  posaçërisht për Kryeshefen e ndërmarrjes znj. Arta Domi, menaxheret: Kujtim Berbatovci, Astrit Zejnullahu, Taulant Zeqiri, Mentor Isufi. Ju jemi falënderues për vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim edhe me te ngushtë me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.