Summer 2023 Study of the United States Institute (SUSIs) for Scholars

11 Tetor 2022
SHARE

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju thirrjen e hapur për aplikime për programin Studimet e Instituteve amerikane (Summer 2023 Study of the United States Institute (SUSIs) for Scholars), programe akademike pesë deri në gjashtë javore të fokusuara në tema të studimeve të SHBA-ve për grupe studiuesish të huaj. Të organizuara nga universitete dhe kolegje nëpër Shtetet e Bashkuara, Institutet përfshijnë një qëndrim intensiv akademik, një vizitë studimore arsimore në një rajon tjetër të Shteteve të Bashkuara dhe mundësi për pjesëmarrësit që të angazhohen me homologët e tyre amerikanë. Afati i fundit për aplikim eshte 1 dhjetor, 2022

 

Informatat në gjuhën shqipe dhe angleze rreth programit (shihni të bashkëlidhura) ju lutem t'i ndani me të gjitha njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës si dhe nëse është e mundur t'i postoni në web faqe të Universitetit me qëllim që lajmi të ndahet me të gjithë kandidatët potencial. 

2023 SUSIs for Scholars