Vizitë studimore e studentëve në kompaninë Frutex - Suharekë

29 Prill 2023
SHARE

Me datë 28.04.2023, studentët e FIM/programi  Komunikacion  së bashku me Prof.ass.dr. Gëzim Hoxha, në kuadër të lëndës Menaxhmenti në Komunikacion-Menaxhimi i ndërmarrjeve, realizuan vizitë studimore në ndërmarrjen “Frutex” në Suharekë. Nga menaxherët përgjegjës, studentët u njoftuan me proceset menaxhuese dhe organizative brenda ndërmarrjes, teknologjitë e automatizuara  inovative për  përpunim, manipulim me produkte dhe transport.  Gjithashtu, në kuadër të kompanisë,  nga sektori i transportit studentët u informuan për logjistiken e transportit dhe organizimin  e transportit ndërkombëtar të produkteve të ndërmarrjes  Frutex, si pjesë e mbulushemërisë së tregut ndërkombëtar.