Pjesëmarrja e FIM në Panairin Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022

02 Dhjetor 2022
SHARE

Me datë 30.11.2022, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, niveli Bachelor, viti i tretë, programi studimor Prodhimtari dhe Automatizim si dhe Inxhinieria Industriale me Menaxhment, së bashku me Prodekanin për Cilësi dhe Bashkëpunim me Ekonomi, Prof. Asoc. Dr. Afrim GJELAJ, kanë qenë pjesëmarrës në Panairin Kombëtar të punës, karrierës dhe ndermarrësisë me pajisjen e Saldimit Virtual në Sallën 1 Tetori. 

Studentët në panair demonstruan proceset e saldimit me pajisjen Augmented Reality Welding, si dhe ju ofruan mundësi edhe pjesemarrseve të saldojnë me pajisjen e saldimit virtual.

Falënderojmë studentet: Donita Sfishta, Rrezarta Pllana, Dren Krasniqi dhe Enes Gjelaj.

Menaxhmenti i FIM-it e falënderon GIZ,  e veçanërisht i falenderohemi Arber Jasharit, për mundësinë e pjesëmarrjes në Panair.

Disa fotografi nga panairi: