Universiteti Veror Ndërkombëtar

16 Maj 2022
SHARE

Roli: Që prej marrjes së iniciativës për themelimin e Universitetit Veror të Prishtinës nga përfaqësuesit e Universitetit të Prishtinës, UVP-ja ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në promovimin e vlerave të shumta të shoqërisë kosovare. Duke i bashkuar kulturat dhe dijet nga anembanë bota në kryeqendrën e Kosovës, është arritur që pozitivisht të ndryshojnë botëkuptimet rreth shoqërisë kosovare.

UVP-ja tashmë ka arritur t’i bashkojë të rinjtë nga vende të ndryshme të globit, pa dallim gjuhe, kulture, ngjyre e religjioni, duke u bërë kështu edhe pikënisje e miqësive të reja dhe të bashkëpunimeve profesionale.

Qëllimi i themelimit të Universitetit Veror është që edhe në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor të sjellim studentë dhe profesorë ndërkombëtarë, që së bashku me ata lokalë dhe rajonalë, të mund të shkëmbehen përvojat dhe njohuritë nga fusha të ndryshme të studimit.

Universiteti Veror i Prishtinës gjithashtu ka për qëllim krijimin dhe zgjerimin e bashkëpunimeve ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve ndërkombëtare. Prandaj, në një mënyrë apo tjetër, UVP-ja kontribuon në përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Vizioni ynë është zhvillimi i një shkolle të moderuar sipas standardeve dhe metodave më të avancuara të mësimdhënies e të mësimnxënies, në një periudhë dyjavore.

UVP-ja beson se të gjithë studentët duhet të kenë qasje në programet mësimore verore gjithëpërfshirëse, që ndihmojnë për ta mbyllur dhe për ta plotësuar hendekun e mbetur gjatë studimeve të rregullta, si dhe për të nxitur arritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm. Kjo shkollë verore do të ofrojë programe të reja, që në mënyrë aktive angazhon studentë dhe profesorë, duke e bërë programin veror një komponent thelbësor të të gjitha përpjekjeve për nxitje të bashkëpunimit dhe të bashkëkomunikimit, të shkëmbimit të ideve dhe mendimeve, të njohjeve të kulturave të reja, dhe mbi të gjitha të eksperiencave akademike ndërmjet pjesëmarrësve.

 

The 20th Edition of the PISU

 

Prishtina International Summer University: Call for Academic Staff

 

Prishtina International Summer University: Open Call