Raporti i vizitës me studentët në Termokos

21 Mars 2022
SHARE

Me datën 17.03.2022, në Kompaninë Termokos në Prishtinë u realizuar vizita mësimore e udhëhequr nga Prof. dr. Ilir Doçi me studentët e Programit Dizajn Inxhinierik dhe Automjete, të Vitit III Bachelor, të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.

Vizita u bë me qëllim të njohjes së studentëve me pajisjet e transportit të ngarkesave, vinçat urë, pjesët e vinçave, mënyra e funksionimit tyre, udhëheqja dhe dirigjimi i tyre, të cilat i kanë pjesë të mësimit në Lëndën Mjetet Transportuese. Gjithashtu u mësua edhe për elektromotorët e pajisjeve ekzistuese.

Falenderojmë Menaxherin Msc. Blerim Morina dhe Udhëheqësin e ndërrimit inxh. Nuhi Kosumi për pritjen dhe gatishmërinë e vazhdueshme për të perkrahur vizitat e profesorëve dhe studentëve të FIM në njësitë e Kompanisë Termokos.