Marrëveshje bashkëpunimi mes Fakulteti të Inxhinierisë Mekanike dhe Kolegji Profesional i Lartë Gjerman i Teknologjisë, Tiranë.

18 Maj 2022
SHARE

Dekani i Fakulteti të Inxhinierisë Mekanike, Prof. Dr. Ahmet Shala ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me “Kolegji Profesional i Lartë Gjerman i Teknologjisë”, përfaqësuar nga Akademik Jorgaq Kaçani - rektor, qëllimi i të cilit është të ofrojë këshilla profesionale në fushën e Inxhinierisë Mekanike, Mekatronikës dhe Komunikacionit dhe të mundëson kryerjen e praktikës profesionale për studentët, pranë laboratorëve të të dyjave institucioneve.

Të dyja palët  pajtohen të bashkëpunojnë për nxitjen e shkëmbimit të shumanshëm në funksion të zhvillimit institucional.

Përfaqësuesit e institucioneve përkatëse, gjithashtu gjatë takimit kanë diskutuar mbi shkëmbimin e përvojave në programe të ndryshme studimore si edhe në projekte të ndryshme të kërkimit shkencor. Shkëmbimi i stafit akademik dhe i studentëve u nënvizua si faktor tejet i rëndësishëm.