Një investim i mençur milionësh në Kosovë nga bashkatdhetarët tanë që punojnë në Zvicër në industrinë e punimit të orëve. Kompania GEMS Mekanik me seli në Livoç të poshtëm-Gjilan e udhëhequr nga Muharrem Lutfiu dhe e përkrahur nga Faton Zharjani, Kujtesë dhe Krenare Lutfiu me sukses arrijnë të prodhojnë pjesë për orë OMEGA, CARTIER, TIFFANY&Co, HARRY WINSTON etj. nga çeliku jokorrodues me mikrostrukturë austeniti (inox) të klasifikuar si 304 (18/8), 316L, 904L, CuZn37, argjend, ari, platin etj. me tolerancë të përpunimit ±0,001 mm. Kompania me sukses përpunon xhevahire dhe gurë të çmuar nga diamanti, opali etj. për industrinë e orëve dhe për bizhuteri.
Nga tetori studentët e FIM në këtë kompani mund të zhvillojnë hulumtime shkencore, zhvillojnë praktiken profesionale e ata më të suksesshmit mund të sigurojnë bursë e vend të punës.