Vizitë studimore e sistemeve të qëndrushme të prodhimit të nxehtësisë për ngrohjen e qytetëve

14 Dhjetor 2022
SHARE

Me datë 09.12.2022, ora 10.00-14.00 studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës, Departamenti i Termoenergjetikës dhe Energjisë së Ripërtëritshme programi studimor master kishin mundësinë që nën udhëheqjen Prof.dr. Xhevat Berisha, Prof. dr. Januz Bunjaku dhe Prof.ass Drilon Meha, të vizitojnë për së afërmi kompanitë e prodhimit dhe përpunimit të lëndës së parë për prodhimin e pelletit në kompaninë vendore Swiss Pellet me seinë në Prizren dhe ndërrmarrjen e ngrohjes së ndërtesave në mënyrë të qëndrushme me anë të sistemit të ngrohjes qëndrore të bazuar në biomas në Gjakovë. Trupa përbërëse e strukturës së fakultetit u priten nga autoritet përkatëse lokale nën organizimin e Prof. Januz Bunjaku dhe Prof. Xhevat Berisha. Ishte interesante dhe motivuese të shikoje dhe diskutoje ana praktike dhe akademike pjesët përbërëse të sistemit, operimit të tyre, procesin e monitorimit të operimit dhe objektivat zgjeruëse të organizatave përkatëse për zhvillimin e tyre në të ardhmen. Studentet kishin mundësinë që të përfitojnë njohuri domethënëse në lidhje me replikimin dhe zgjerimin e praktikave të mira për komunat tjera në mënyrë që t’i kontribojnë zhvillimit të qëndrushëm të sistemit të energjisë në drejtim te një sistemi të qëndrushëm energjetike, ku energjia termike për ngrohjen e ujit dhe ngrohjen e hapësirës së ndërtesave në qytete ështe prodhuar nga gjeneratat e avancuara të ngrohjes qëndrore.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit në strukturen e organizimimit të vizitës studimore për kontributin e tyre për ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë duke ngritë kapacitetin e studenteve për qasje hulumtuese teoriko-praktike për zgjidhjen e problemeve të komitetit.