Vizitë studimore e studentëve në Hekurudhat e Kosovës në Fushë Kosovë - TRAINKOS

25 Nëntor 2022
SHARE

Me datë 22.11.2022 studentët e programit Komunikacion dhe Transport, Viti i III-të, të shoqëruar nga profesori Prof.ass.dr. Gëzim Hoxha dhe asistenti Msc. Guxim Kamberi, realizuan vizitë studimore në Hekurudhat e Kosovës në Fushë Kosovë. Nga zyrtarët përgjegjës të sektorëve përkatës të hekurudhave, gjegjësisht  TRAINKOS-it, studentët dhe mësimdhënësit u njoftuan me procesin e përgatitjes së trenave, përdorimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve hekurudhore (lokomotivave dhe vagonëve hekurudhor) si dhe projektet për avancimin e teknikave dhe përmirësimin e kushteve të përdorimit të transportit hekurudhor. Ndërsa, në INFRAKOS studentët dhe mësimdhënësit u njoftuan me operacionet ditore që ndërlidhen me infrastrukturën hekurudhore dhe rehabilitimin e linjës kryesore Hani Elezit– Fushë Kosovë– Leshak, proces ky në përfundim e sipër, gjithashtu studentët vizituan stacionin kryesor për transportin e udhëtarëve.

Ju jemi falënderues  përgjegjësve  të Hekurudhave të Kosovës për gatishmërinë dhe vullnetin që në vazhdimësi të ofrojnë bashkëpunim dhe mundësojnë vizita të studentëve të   departamentit Komunikacion dhe Transport.