Raport i vizitës me studentë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”

02 Qershor 2022
SHARE

Më 02.06.2022 u realizuar vizita në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Vizita u realizua me studentët e Programit Komunikacion dhe Transport, Viti II nga Lënda Shpedicioni, dhe Viti III, nga Lënda Komunikacion ajror. Organizimi i vizitës u bë nga mësimdhënësit Prof. dr. Ilir Doçi dhe Asistenti Msc. Rifat Krasniqi, me ndihmën edhe të Asistentit Msc. Egzon Qorraj.

Vizita u bë me qëllim të njohjes së studentëve me funksionimin e Aeroportit të Prishtinës, hapësirat kryesore të tij, procedurat e pranimit të udhëtareve, elementet përkrahëse në pistën e aeroportit. Gjithashtu studentët nga afër u njoftuan me aeroplanët e ndodhur në Aeroport, pistën e fluturimit, hapësirat anësore të pistës, sinjalizimin horizontal dhe vertikal në pistë, pajisjet ndihmëse të Aeroportit si dhe disa objekte tjera përkrahëse të Aeroportit. Gjithashtu u njoftuan për procedurat e organizimit të fluturimeve, Terminalit të udhëtarëve, menaxhimit të udhëtarëve, pranimit të bagazhit dhe mallrave. U vizitua edhe pjesa e cargo transportimit.

Të gjitha këto studentët i kanë pjesë të mësimit në lëndët përkatëse të nivelin Bachelor.

Falenderojmë Menaxhmentin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për gatishmërinë e vazhdueshme për të perkrahur vizitat e profesorëve dhe studentëve të FIM në Aeroport. Në veqanti falënderojmë zyrtarin Bujar Gashi për udhëheqjen e vizitës.