Termoenergjetikë dhe Energji e Ripërtëritshme

Laboratori i Termenergjetikës dhe Termoteknikës është i pajisur me pajisje Laboratorike në kuadër të lëndëve përkatës për mbajtjen e ushtrimeve laboratorike për nivelin e studimeve Bachelor dhe Master.

Në bazë të programit studimor Termoenergjetikë dhe Termoteknikës, pajisjet dhe instrumentet janë të fokusuara kryesisht në lëndët fundamentale të Termodinamikes, Mekanikës se Fluideve, Ngrohjes, Ventilim dhe Klimatizim, si dhe në Transmetimit të Nxehtësisë. Sipas nevojës këta laboratorë mund të shfrytëzohen edhe për lëndët tjera mësimore që mbahen në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike apo me marrëveshje paraprake mund të përdoren edhe për institucione tjera dhe në ekonomi.

Studentet në ketë laborator kanë mundësi të njoftohen për së afërmi me pajisjet dhe të krijojnë një përvojë gjatë demonstrimit të shfrytëzimit të pajisjeve përkatëse për secilin ushtrim laboratorik në lidhje me problemet e ndryshme të cilat shtjellohen në fushën e Termenergjetikës dhe Termoteknikës.

Duke pasur parasysh rolin e Energjisë në Industri, në kuadër të departamentit ekziston një bashkëpunim i mirë me termo-elektranat “Kosova A” dhe Kosova B”, ngrohtoren e qytetit “Termokos”, si dhe kompanitë e ndryshme të cilat merren me lëmit e ndryshme në Termoenergjetikë duke mundësuar realizimin e vizitave të ndryshme për arritjen e përvojave te reja.

Përveç ushtrimeve laboratorike, në kuadër të bashkëpunimit me ekonomi laboratorit i Termenergjetikës dhe Termoteknikës është i pajisur me pajisje matëse mobile për matje të ndryshme në lëmin e komforit termik si matjen e temperaturës, shpejtësisë së rrymimit të ajrit në kanalet e ventilimit, përcaktimin e sasi së nevojshme të ajrit në objekt, lagështisë relative të ajrit, sasinë e CO2 në ajër si për objektet shoqërore ashtu edhe për ato individuale.

Laboratori i Termoenergjetikë dhe Energji e Ripërtëritshme