Me datë 17.02.2021, Gazmend Krasniqi, asistenti i angazhuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike me sukses ka mbrojtur punimin e doktoratës me titull:
“Aplikimi i energjisë së erës në zona urbane – Modelimi i turbinave urbane të erës”.
në Fakultetin Teknik të Universitetit “St. Kliment Ohridski” Manastir, Republika e Maqedonisë së Veriut, para komisionit me përbërje:
Kryetar: Prof. Dr. Vladimir Mijakovski, Fakulteti Teknik, Universiteti “St. Kliment Ohridski” Manastir, Republika e Maqedonisë së Veriut;
Mentor: Prof. Dr. Cvete Dimitrieska, Fakulteti Teknik, Universiteti “St. Kliment Ohridski” Manastir, Republika e Maqedonisë së Veriut;
Anëtar: Prof. Asoc. Dr. Shpetim Lajqi, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë, Republika e Kosovës;
Anëtar: Prof. Asoc. Dr. Sevde Stavreva, Fakulteti Teknik, Universiteti “St. Kliment Ohridski” Manastir, Republika e Maqedonisë së Veriut;
Anëtar: Prof. Asoc. Dr. Sonja Chalamani, Fakulteti Teknik, Universiteti “St. Kliment Ohridski” Manastir, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Pjesa eksperimentale e doktoratës është realizuar në Laboratoret e FIM-së në Prishtinë.
Dr. sc. Gazmend Krasniqit i urojmë shëndet, suksese e gjithë te mirat.
Dekanati i FIM-së