HAPJA E AFATIT TË SEMS PËR REGJISTRIM TË SEMESTRIT DIMËROR & VEROR TË VITIT AKADEMIK 2020/21

13 Shkurt 2021
SHARE

Njoftohen studentët e të gjitha niveleve të studeimeve në Universitetin e Prishtinës, se në përputhje me Vendimin e Qeversisë së Republikës së Kosovës nr. 2/64, të datës 12.2.2021, nga data 15.02.2021, ora 13.00 deri më datën 19.02.2021 në ora 15:00, do të jetë i hapur SEMS për regjistrim të semestrit dimëror dhe veror në të gjitha nivelet e studimeve (BA; MA dhe PhD) në kuadër të UP-së, për vitin akademik 2020/21.

Sqarim: Regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2020/21 për studentët që deri më tani nuk e kanë regjistruar këtë semestër do të bëhet sipas tarifave që kanë qenë dhe do të mbeten në fuqi.

Regjistrimi i SEMESTRIT VEROR 2020/21

Regjistrimi i semestrit veror do të bëhet në përputhje të plotë me Vendimin e Qeverisë të datës 12.2.2021.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës