Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike sot ka pranuar pajisje për saldim të teknologjisë Soldamatic Augmented Reality Welding Machines nga GIZ Kosova në vlerë mbi 100,000 €

11 Shkurt 2021
SHARE

Në këtë ngjarjeje, ishte prezent edhe ambasadori gjerman Zt. Jörn Rohde, ku theksoj se Qeveria Gjermane po mbështet Kosovën dhe shumë vende të tjera në botë në modernizimin e arsimit. Gjermania veçanërisht përqendrohet në arsimin dhe aftësimin profesional, i cili siguron shanse të shkëlqyera në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të punës.

Menaxheri i projektit GIZ, Dr. Klaus Bader-Labarre, theksoj se kjo mbështetje do të ndihmojë në ngritjen e kualitetit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof.Dr. Naser Sahiti, theksojë se Universiteti i Prishtinës vlerëson mbështetjen e përhershme nga ana e Qeverisë Gjermane dhe GIZ-it, e cila është thelbësore për të forcuar dhe zgjeruar kapacitetet e Universitetit në lidhje me ofrimin e trajnimeve speciale për komunitetin dhe institucionet.

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Prof.Dr. Ahmet Shala, tha se AR makineritë e saldimit të pranuara sot janë mbështetje e shkëlqyeshme për trajnimin e studentëve, nxënësve të shkollave profesionale, punëtorëve të bizneseve dhe organizatave të tjera.

Dekanati i FIM-së falënderon në mënyrë të veçantë Menaxherin e projektit GIZ, Dr. Klaus Bader-Labarre dhe ekipin e tij për  projektin “Rinia, punësimi dhe shkathtësitë”.

Gjithashtu falënderojmë GIZ-në për trajnimin në kohëzgjatje prej tri ditëve për shfrytëzimin e këtyre pajisjeve, ku pjesëmarrës gjatë këtij trajnimi ishin:

Prof.Ass. Xhevahir Bajrami,
Prof.Ass. Afrim Gjelaj,
Ass. Shkelzen Shabani,
MSc.Mexhait Ristemi, Inxh. i dipl.
MSc.Mehmet Zeqiraj, Inxh. i dipl.