HAPET THIRRJA PËR APLIKIM NË TRAJNIMET E ORGANIZUARA NGA AKADEMIA PËR LIDERSHIP DHE VULLNETARIZËM E UP-SË

09 Shkurt 2021
SHARE

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka themeluar Akademinë për Lidership dhe Vullnetarizëm. ALV-UP synon t’i përgatisë studentët rreth organizimit të ngjarjeve sportive vendore dhe ndërkombëtare. 

Me këtë rast, akademia ka hapur thirrjen për aplikim të studentëve për t’u bërë pjesë e trajnimeve profesionale në fushat si në vijim:
1.Sport
2.Mjekësi
3.Media dhe PR
4.Marketing
5.Transport
6.Akomodim, mikpritje dhe katering
7.ICT
8.Koordinim të përgjithshëm

Në rundin e parë të trajnimeve do të përzgjidhen gjithsej 150 studentë nga këto njësi akademike të UP-së:
  • Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit
  • Fakulteti i Mjekësisë
  • Fakulteti i Filologjisë
  • Fakulteti Ekonomik
  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ( Programi: Komunikacion dhe Transport)
  • Fakulteti Juridik
  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Për mënyrën e aplikimit dhe informatat e plota rreth akademisë, ju lutëm të klikoni vegzën në vijim: https://alv-ks.com/

Akademia për Lidership dhe Vullnetarizëm ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve të brendshme të organizimit, inicimin e bashkëpunimit me universitetet ndërkombëtare, promovimin ndërkombëtar të vlerave të UP-së , si dhe angazhimin e studentëve të fakulteteve përkatëse në ngjarje të rëndësishme sportive, duke u krijuar mundësinë që të përfitojnë përvojë profesionale.

Data e fundit për aplikim: 12 shkurt 2021.