RAPORT I PJESMARRJES SË PROFESORËVE TË FIM NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE

23 Nëntor 2020
SHARE

Në datat 19-20 Nëntor 2020 dy profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Prof. Dr. Ilir Doçi dhe Prof.asc. Shpetim Lajqi morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Online: “ICEESEN 2020 - International Conference on Energy, Environment and Storage of Energy” (https://iceesen.com)”, që po organizohet nga Erciyes Üniversitesi në Turqi. Organizatorët e Konferencës caktuan dy profesorët e FIM udhëheqës të Sesioneve të Konferencës:
https://iceesen.com/Symposium/SymposiumCategory?id=2;
https://iceesen.com/Symposium/SymposiumCategory?id=3 .

Gjithashtu, dy profesorët e FIM kanë publikuar dhe prezentuar një punim shkencor, të realizuar së bashku. Punimi dhe prezentimi u vlerësua shumë nga pjesëmarrësit. 
Edhe përkundër situatës me pandeminë që po krijon vështirësi në mobilitetin akademik, profesorët e FIM u angazhuan të marrin pjesë në një Konferencë Ndërkombëtare si dhe të përgadisin një punim shkencor për prezentim dhe publikim.
Në Konferencë morën pjesë studiues nga 18 vende të Botës, dhe u prezentuan rreth 100 punime nga lëmitë e energjisë, mbrojtjes së ambientit dhe makinerisë.  
Falënderojmë Prof. Dr. Tugrul Oktaz nga Universiteti Erciyes, Turqi për bashkëpunim e shkëlqyeshëm ndër vite. 

Prof. Dr. Ilir Doçi i caktuar Udhëheqës i Sesionit të Konferencës të datës 19.11.2020,  ora 17:00-18:15


Prof. asc. Shpetim Lajqi i caktuar Udhëheqës i Sesionit të Konferencës të datës 20.11.2020,  ora 14:30-15:45


Punimi shkencor i publikuar në web faqe të Konferencës https://iceesen.com/Symposium/SymposiumCategory?id=3 


Prof. Dr. Ilir Doçi gjatë Udhëheqjes së Sesionit të Konferencës

Prof. Asc. Shpetim Lajqi gjatë Udhëheqjes së Sesionit të Konferencës


Prof. Dr. Ilir Doçi gjatë prezentimit të punimit Shkencor