Vizita e delegacionit të Turqisë dhe Ministrit të Arsimit në FIM

27 Tetor 2020
SHARE

Dekani Prof. Dr. Ahmet Shala së bashku me prodekanët dhe stafin e FIM-së, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Ramë Likaj, Presidentin e Presidencës së Turqve jashtë vendit dhe komuniteteve mike (YTB), Abdullah Eren.

U diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike me Universitete të njohura në Turqi, mundësitë e shkëmbimit të përvojave në mes Universiteteve, me theks të veçantë në kryerjen e specializimeve dhe studimeve të doktoratës nga studentët në Turqi.

Dekani Prof. Dr. Ahmet Shala falënderoi Ambasadorin Sakar dhe Presidentin e Presidencës së Turqve jashtë vendit dhe komuniteteve Z. Eren për përkrahjen që ka ofruar shteti i tij nëpër vite për arsimin në Kosovë, ndërsa theksoi se Turqia mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës në arsim.