Studio në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina”

28 Tetor 2020
SHARE

Prodhimtari dhe Automatizim (Broshura)

Pas përfundimit me sukses të studimeve themelore Baçelor studenti do të jetë në gjendje të:
 • Bëjnë incizimin dhe analizën e prodhimit në procesin e përpunimit të prodhimeve ushqimore, jometaleve dhe metaleve,
 • Kalkulimin dhe procesin teknologjik të detaleve që përpunohen në makina metal përpunuese,
 • Analizën dhe sintezën e automateve kombinuese se sekuanciale asinkrone të nivelit fillestar,
 • Njohjen e sistemeve pneumatike dhe hidraulike dhe përcjelljen në proceset prodhuese.,
 • Njohjen e algjebrën logjike për sintezën e automateve, - Bëjnë njohjen dhe kontrollimin e materialeve të salduara dhe të jo salduara,
 • Bëjnë njohjen e instrumenteve dhe veglave për stancim dhe lakim,
 • Përzgjedh metodat adekuate për analizën dhe sintezën e automateve sekuenciale,
 • Bëjnë krahasimin e propozimeve të ndryshme me rastin e zgjidhjes së një problemi.




Inxhinieri Industriale dhe Menaxhment (Broshura)


Pozitat e mundshme të punës që mund të fitohen nga të diplomuarit janë:
 • Menaxher i ndërmarrjes industriale ose të ngjashme,
 • Menaxher i sektorit të prodhimit dhe përpunimit,
 • Menaxher i projekteve dhe planifikimit në industri,
 • Menaxher i organizimit të proceseve dhe prodhimtarisë,
 • Menaxher i mirëmbajtjes,
 • Menaxher i transportit,
 • Menaxher i logjistikës në industri, etj.




Dizajn Inxhinierik dhe Automjete (Broshura)

Të diplomuarit e programit dizajn inxhinierik dhe automjete kryesisht punojnë në:
 • Lëmitë e dizajnimit dhe prodhimtarisë së konstruksioneve, automjeteve dhe pajisjeve të mekanizimit,
 • Byrotë konstruktive dhe Institutet teknike,
 • Ndërmarrjet për prodhimin e makinave dhe pajisjeve të ndryshme nga të gjitha lëmit,
 • Parqet e automjeteve dhe servisimi i tyre,
 • Sistemet e transportit dhe bartjes së ngarkesave,
 • Institucionet për standarde dhe norma të inxhinierisë mekanike, etj.




Komunikacion dhe Transport (Broshura)

Të diplomuarit e Komunikacionit dhe transportit kryesisht punojnë në:
 • Planifikim të komunikacionit,
 • Projekte dhe planifikim në komunikacionin urban ,
 • Sigurinë rrugore,
 • Kompani të sigurimit,
 • Analizë dhe qarkullimit rrugor ,
 • Sinjalistikë rrugore apo hekurudhore,
 • Vlerësim profesional të aksidenteve,
 • Në shërbimin e regjistrimit të automjeteve,
 • Dogana dhe shpedicion,
 • Depo të transportit



 

Termoenergjetikë dhe Energji e Ripërtritshme (Broshura)

Inxhinierët e Termoenergjetikës dhe Energjisë së ripërtritshme mund të ushtrojnë veprimtarinë e vet profesionale në:
 • Termoelektrocentrale,
 • Ngrohtore,
 • Fabrika për prodhimin e pajisjeve energjetike (kaldaja, këmbyes të nxehtësisë, enë nën shtypje, etj.),
 • Ndërmarrje për projektimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ngrohjes, ftohjes dhe klimatizimit,
 • Ndërmarrje për projektimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të termofikimit,
 • Ndërmarrje për projektimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve për shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.



Mekatronikë (Broshura)

Në përfundim të programit, studenti do të jetë në gjendje:
 • Për të demonstruar të kuptuarit kritik të teorive dhe koncepteve kyçe të lidhura me Mekatronikën;
 • Zhvillojë aftësitë praktike në ndërtimin, projektimin dhe zbatimin e sistemeve Mekatronike;
 • Të ketë njohuri praktike në një varg të aplikacioneve dhe mjediseve për automatizimin inteligjent, fabrikat dixhitale, robotikën e avancuar dhe prodhimit inteligjente;
 • Të jetë në gjendje për të punuar në industrinë e automobilëve, mikro industri, industrinë e kompjuterëve për zbatimin efektiv të metodave dhe sistemeve Mekatronike;
 • Të bëhet inxhinierë i kualifikuar në robotikë, mjekësi, inxhieri elektrike dhe mekanike për aplikimet Mekatronike;
 • Të arrijë aftësitë për punë bashkëpunuese në grup në sistemet dhe projektet Mekatronike;
 • Aplikimin e teknologjive në industrinë e përpunimit të ushqimit etj.