Njoftim - Tryezë diskutimi me temën: Vlerësimi i gjendjes së sigurisë rrugore nga perspektiva shkencore dhe akademike

14 Qershor 2021
SHARE

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike / Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Akademia Tempulli, organizojnë tryezën me temën “Vlerësimi i gjendjes së sigurisë rrugore nga perspektiva shkencore dhe akademike”.

Tryeza do të mbahet të enjten me datë 17 Qershor, 2021 nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë.

Tryeza e diskutimit do të sjellë reflektimet e panelistëve në këto dy rrafshe:

  • Vlerësimi i gjendjes të sigurisë rrugore në vend;
  • Perspektiva shkencore dhe akademike e institucioneve përkatëse të arsimit të lartë në përmirësimin e gjendjes së sigurisë rrugore në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i kësaj tryeze është bërja bashkë e profesorëve, asistentëve, studentëve, ekspertëve, profesionistëve të fushës dhe përfaqësuesve të institucioneve të thirrura për menaxhimin e sigurisë rrugore në vend.

Ju mirëpresim