Inxhinieria Industriale dhe Menaxhmenti

Qëllimi i Departamentit Inxhinieria Industriale dhe Menaxhmenti është të ofrojë studimet të cilat promovojnë forcimin e relacioneve me industrinë dhe aftësojë studentët në lëmitë inxhinierike dhe ekonomiko-industriale dhe të promovojë bashkëpunimin në mes të fakultetit, profesionistëve dhe organizatave industriale me fokusim në metodat më të mira për përmirësimin e procesve, prodhimeve dhe sistemeve industriale si dhe me aplikimin e teknologjive më të reja.
Ky drejtim koncentrohet në përgaditjen e studentëve për pozitat e lidershipit dhe menaxhmentin në hapësirat teknike siç janë ato në biznes dhe industri/inxhinieri.
Studentët do të aftësohen në lëmitë e teknologjisë, inxhinierisë, menaxhimit të prodhimit dhe parimet e biznesit në ofrimin e përkrahjes teknike menaxheriale për ekonomitë industriale dhe ekonomitë e ngjashme.

Studenti i cili zgjedh drejtimin e Menaxhmentit Industrial do të jetë në gjendje të aplikojë:
- manaxhimin e prodhimit,
- menaxhimin e operacioneve industriale,
- logjistikën dhe transportin,
- sigurinë në punë,
- pajisjet industriale,
- konstruktimin dhe dizajnimin,
- proceset e përpunimit në industri (materialeve dhe ushqimore),
- kontrollën e kualitetit ,
- menaxhimin e projekteve industriale, logjistike dhe të transportit
- Aplikimet e tjera të teknologjisë inxhinierike me qëllim të përmirësimit të produktivitetit, zhvillimit industrial dhe të shërbejë si lidhje në mes të funksioneve inxhinierike dhe menaxheriale.


Studentët e nivelit baçelor përcjellin kurset me të cilat zhvillojnë dhe kuptojnë shumë elemente të organizimit dhe funksionimit të cilat i krijojnë operacionet industriale si dhe elementët më të rëndësishëm që qojnë drejt produktivitetit, profitabilitetit dhe konkurrueshmërisë.
Kursi i nivelit baçelor do të përbëhet nga lëndët obligative dhe lëndët zgjedhore, të cilat kanë numrin e caktuar të ECTS kredive. Varësisht prej përcaktimit të studentit, ai me anë të lëndëve zgjedhore mund të koncentrohet më shumë kah fushat teknike, fushat ekonomike/menaxheriale ose sipas përcaktimit të tyre.
Ky program i studimit është ideal për ata që përcaktohen për pozitat e orientuara menaxheriale-inxhinierike.
Planprogramet e propozuara janë të përmbledhura nga praktikat më të mira të disa Universiteteve rajonale dhe evropiane si dhe me përvojën e gjatë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.
 
Pozitat e mundshme të punës që mund të fitohen nga të diplomuarit janë:
- Menaxher i ndërmarrjes industriale ose të ngjashme,
- Menaxher i sektorit të prodhimit dhe përpunimit,
- Menaxher i projekteve dhe planifikimit në industri,
- Menaxher i organizimit të proceseve dhe prodhimtarisë,
- Menaxher i mirëmbajtjes,
- Menaxher i transportit,
- Menaxher i logjistikës në industri, etj.


Gjithashtu vizitoni edhe galerinë e fotografive të postuar në këtë web faqe.