UP-ja hap konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021-22

07 Gusht 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021-22.

UP-ja në vitin e parë të studimeve themelore, në afatin e parë të konkursit për këtë vit akademik, do të regjistrojë 6247 studentë të rregullt.

Aplikimi online nis nga 06.08.2021 dhe zgjat deri më datë 24.08.2021, në ora 16.00. Ndërkaq, dorëzimi i dokumentacionit fizik, vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online, do të bëhet prej datës 25.08.2021 deri më datë 28.08.2021.

Konkursin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.

Provimi pranues në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike do të mbahet më 03 Shtator 2021 dhe fillon në ora 09:00 deri në 11:00 nga lënda Matematikë.

Suksese!