UP-ja hap konkurs për pranimin e studentëve në studime master për vitin akademik 2022/23

23 Shtator 2022
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2022-23.

UP-ja në vitin e parë të studimeve master do të regjistrojë 2303 studentë të rregullt.

Aplikimi në platformën online http://apliko.uni-pr.edu nis nga sot dhe do të jetë i hapur deri me datë 30 shtator 2022, në ora 16:00. Gjatë kësaj periudhe do të bëhet edhe dorëzimi i dokumentacionit fizik nga kandidatët. Dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të dielave.

Konkursin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.

 

Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike:

  • Programi Termoenergjetikë dhe Energjia e Ripërtëritshme
  • Programi Komunikacion dhe transport
  • Programi Mekatronikë
  • Programi Dizajn Inxhinierik dhe Aautomjete

 

Suksese!