Njoftim për hapjen e SEMS për regjistrimin e semestrit dimëror të vitit akademik 2021/22

06 Dhjetor 2021
SHARE

NJOFTIM

1.     Njoftohen studentët e të gjitha niveleve të studimeve (BA, MA dhe PhD) se me kërkesë të Parlamentit të Studentëve nga data 06.12.2021 deri më datë 10.12.2021 do të hapet SEMS për t'ua mundësuar kryerjen e obligimeve të papaguara të viteve paraprake akademike (para vitit akademik 2021/22), si dhe për regjistrimin e semestrit dimëror të vitit akademik 2021/22.

2.     Studentët e nivelit të studimeve themelore-baçelor të cilët nuk e kanë statusin e absolventit dhe të cilët janë në procedurë të mbrojtjes së diplomës, obligohen që të regjistrojnë semestrin dimëror të vitit akademik 2021/22. 

3.     Studentët e nivelit të studimeve master obligohen që të regjistrojnë semestrat deri në mbrojtjen e temës së diplomës.

4.     Për shkak të mbylljes së SMIAL-it dhe dorëzimit të librave amëz në MASHTI, regjistrimin e semestrit dimëror nuk mund ta bëjnë kandidatët e pranuar në vitin akademik 2021/22 në nivelin e studimeve themelore- baçelor dhe nivelin e studimeve master.