Apliko për studime master në Universitetin e Prishtinës!
Sot Universiteti i Prishtinës e shpall të hapur afatin e II-të të konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2021-22.
Përmes këtij konkursi, 569 studentë mund të i bashkohen UP-së, në programet studimore të 14 njësive akademike.
Kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.
Aplikimi nis që sot dhe do të jetë i hapur deri më 23 tetor 2021, në orën 13:00.