UP-ja shpall konkurs për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik

17 Maj 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shpall të hapur konkurs për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në fakultetet e UP-së.

Në këtë konkurs janë përfshirë pozitat për lëndët përkatëse në të gjitha fakultetet e UP-së.

Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme (të cilat kërkohen sipas rregullores në fuqi për emërim, riemërim dhe avancim të personelit akademik. Linku: https://dokumente.uni-pr.edu/) në formë të shtypur dhe në formë elektronike.

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e publikimit, përkatësisht nga data 17.05.2021 deri më 31.05.2021 ora 16:00.

Klikoni KËTU për Konkursin e plotë.

Kërkesa për punësim - UP