Rikthehet Panairi i 4-të i Universiteteve Franceze në Kosovë! Ju ftojmë të merrni pjesë më 8 dhjetor, online ose personalisht, për të diskutuar me universitetet franceze në fushën tuaj.
Nga ora 10:00 - 11:00: tryezë e rrumbullakët dhe prezantimi i studimeve në Francë - në Universitetin AAB
Nga ora 11:00 - 18:00: Webinar 20 minutësh me universitetet franceze - Online në platformën e dedikuar.
Të gjithë webinarët do të zhvillohen online, në platformën e Panairit. Duke u regjistruar paraprakisht këtu, do të merrni të gjitha informatat për t'u lidhur me platformën sapo ajo të hapet: https://forms.gle/nAAtT6E6Wmwacap18
Panairi Universitar Francez në Kosovë organizohet nga Ambasada Franceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Espace Campus France, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin AAB.