Dhurohet trajnimi i fituar për programet e AutoDesk nga Asistenti Rifat Krasniqi

16 Janar 2023
SHARE

Sot asistenti Rifat Krasniqi dhuroj trajnimin e fituar në konferencën ndërkombëtare të Autodesk Digital Transformation Day - ADTD Prishtinë 2022, të organizuar nga Next Plus dhe Next Academy. Në këtë fillim të 2023-tës përfitues është studenti Flamur Sejdiu i cili është studenti më i mirë në departamentin Dizajn Inxhinierik dhe Automjete.

Dorëzimin e këtij trajnimi - dhuratë e bëri së bashku me Dekanin e fakultetit Prof. Ahmet Shala!

Falënderimi i veçantë për Next Plus dhe drejtuesin e saj Z. Sabri Murati!