Storie Suksesi nga studentët e FIM

13 Maj 2022
SHARE

Arlinda Elezi, studente në vitin e fundit në nivelin master në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në  drejtimin Prodhimtari dhe Inxhinieri Industriale me Menaxhment tashmë është staf e KICK Engineering & Manufacturing Kosovo, pjesë e KICK Group (https://kickgroup.de/).

Studimet themelore i ka ndjekur po ashtu në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në të njëjtin drejtim.

Përkushtimin që kisha në studime si në nivelin bachelor ashtu dhe tani në master më kanë përgatitur profesionalisht mjaftueshëm për tregun e punës.

Vullneti dhe deshira e madhe për nxënien e dijes kanë qenë pika ime e fortë që pavarësisht sfidave të mos ndalem drejt arritjes së qëllimeve.

Mundësia e ofruar nga kompania KICK Engineering & Manufacturing Kosovo është një bazë e mirë për të  zhvilluar karrierën time profesionale në fushën e dizajnit dhe inxhinierisë.

Në fund, dua t'i inkurajoj të gjithë kolegët/et që të angazhohen maksimalisht në studime sepse vetëm në këtë mënyrë do të zhvillohen në aspektin akademik dhe profesional.

Gjithashtu, dua të falënderoj të gjithë personelin akademik të FIM për përkushtimin e tyre në aftësimin dhe përgatitjen e duhur të studentëve në lëmitë më të kërkuara në tregun e punës.

 

Bleritë Gara aktualisht studente në nivelin Master në Fakultetin e Inxhinerisë Mekanike në drejtimin Inxhineri Industriale dhe Menaxhment tashmë është staf e KICK Engineering & Manufacturing Kosovo.
Studimet Universitare kanë qenë një hap shumë i rëndësishëm për të arritur njohuritë profesionale, të nevojshme për tregun e punës.
KICK Engineering & Manufacturing Kosovo është pjesë e KICK Group (https://kickgroup.de/), kompani Gjermane e specialzuar në disa fusha të industrisë, e cila përveq që më ofrojnë hapësirë profesionale, mundëson qasje në sistemin e punës sipas kornizave ndërkombëtare.
Ndihem e priveligjuar të jem pjesë e Kompanisë KICK Engineering & Manufacturing Kosovo dhe vlerave që përfaqësojnë.
Ju rekomandoj të investoni për të ardhmen tuaj dhe të keni durim teksa punoni për arritjet që ju përmbushin!

 

 

 

Qëndrim Tara, absolvent në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në drejtimin Prodhimtari dhe Automatizim tashmë është staf i KICK Engineering & Manufacturing Kosovo.
Rrugëtimit tim akademik dhe përgatitjes profesionale i është rritur vlera fal mundësisë së dhënë nga kompania KICK Engineering & Manufacturing Kosovo, pjesë e KICK Group (https://kickgroup.de/), ku unë si një i ri kisha fatin të jem njëri prej anëtarëve të kësaj kompanie në fushën e dizajnimit dhe inxhinierisë.
Periudha e studimeve universitare më ka ndihmuar për të marrë bazat gjenerale shkencore ndërsa angazhimi në kompani më jap hapsirë për të elaboruar dhe integruar aspektet teorike dhe praktike më të detaizuara në këtë lëmi.
Fal dëshirës dhe vullnetit që të përkushtohem në inxhinieri, besoj që edhe sukseset do të na shoqërojnë gjatë gjithë kohës, andaj ju inkurajoj që të duani punën tuaj dhe të shijoni secilin  moment dhe periudhë të studimeve tuaja.