Ligjërate “Sistemet e mençura energjetike” nga Prof. Dr. Neven Duić, Universiteti i Zagrebit

15 Nëntor 2021
SHARE

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Universiteti i Prishtinës “HASAN PRISHTINA” ka kënaqësinë të ju ftoj për të marrë pjesë në ligjëratën me titull “Sistemet e mençura energjetike” që do të mbaj Prof. Dr. Neven Duić, Universiteti i Zagrebit, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Anijendërtimtarisë me datën 19 Nëntor 2021, ora 10:30, salla S-423, FIM.

Ligjërata mbahet për stafin akademik, studentët dhe të interesuarit e tjerë në sektorin e energjisë për tu informuar me të rejat për sistemet e mençura energjetike në fokus depërtimi i shfrytëzimit të burimeve të ndryshme të Energjive të Ripërtëritshme. 

Prof. dr. sc. Neven Duić është shef i Departamentit të Energjisë, Energjetikës dhe Inxhinierisë së Mjedisit në UZ, FSB dhe Kryetar i Departamentit të Energjisë në Akademinë Kroate të Shkencave Teknike. Ka të publikuara dhe të cituara një numër të madh të publikimeve origjinale shkencore, CV e plotë në: http://powerlab.fsb.hr/nduic/ .

Profesor Duić është kryetar i Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm të Sistemeve të Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (SDEWES - Sustainable Development of Energy, Water and Environment Systems) ku me 22-26 Maj 2022 në Vlorë do të organizohet Konferenca e 5-të Ndërkombëtare SDEWES 2022 https://www.vlore2022.sdewes.org/index , pjesë e së cilës është edhe Universiteti i Prishtinës “HASAN PRISHTINA”.  

 

Ju mirëpresin

Menaxhmenti FIM