Takimi me dy investitor gjerman Dr. Ingo Schael dhe Josef Bosch dhe Znj. Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

19 Gusht 2021
SHARE

Me datën 17.08.2021 në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike - FIM, dekani Prof. Dr. Ahmet Shala së bashku me dy prodekanët Prof. Dr. Ilir Doçi dhe Prof. Ass. Dr. Xhevahir Bajrami, priten në takim dy investitor nga Gjermania: Dr. Ingo Schael  dhe Josef Bosch  nga KD Business Development GmbH . Në këtë takim u ra dakord që të vazhdohet  të punohet në realizimin e projektit Metal Processing, ku në të ardhmen e afër pritet të fillohet me trajnimin e punëtorëve për nevoja të linjave prodhuese që pritet të hapen në Kosovë dhe për shtetet evropiane në lëmin e përpunimit të metaleve në bashkëpunimin FIM-Ministri dhe KD Business Development GmbH.
Në këtë ngjarje, ishte prezent edhe Ministrja Znj. Rozeta Hajdari, që theksoj se përkrahja nga Qeveria e Republikës së Kosovës në këtë sektor do të vazhdojë me qëllim që të punësohen të rinjtë  kosovarë. Dy investitorët vizituan edhe hapësirat e laboratorëve të FIM-së, dhe u vërtetuan që FIM-i ka teknologjinë e fundit për proceset prodhuese në lëmin e përpunimit të metaleve-materialeve, duke përfshi CNC 5 axis industriale, Water Jet industrial, teknologjitë e fundit të saldimit Augmented Reality Welding (ARV), robotin industrial për saldim etj.  
Dekani i FIM-së falënderon në mënyrë të veçantë Drejtorin dhe zëvendës drejtorin  e kompanisë Dr. Ingo Schael  dhe Josef Bosch ,  dhe shprehi gatishmëri për të zgjeruar bashkëpunimin ndërmjet FIM-së dhe KD Business Development GmbH.