Njoftim - Konkurs për praktikantë në fushën e Mekatronikës nga Loyola-Profesionale

23 Janar 2023
SHARE

Loyola-Profesionale është një ndër qendrat më të reja të arsimit dhe aftësimit dual profesional në Kosovë dhe në të njëjtën kohë është plotësisht e akredituar dhe e licencuar nga të gjitha autoritetet kosovare kompetente.  
Loyola-Profesionale tani po kërkon tre (3) kandidatë të kualifikuar për pozitën: Praktikant si Trajner në fushën e Mekatronikës në Prizren.
Përgjegjësitë:

  •  Të bashkëpunoj me trajnerin që të realizoj planprogramin praktik dhe teorik për vendin përkatës ku është caktuar, të asistoj trajnerër gjatë orës së trajnimit;
  • Të bashkëpunoj me trajnerët dhe zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e trajnimit:
  • Në bashkëpunim me trajner, të përgatisë me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulë;
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet kurrikulare:
  • Në bashkëpunim me trajnërt, të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve
  • Të marrë pjesë aktive në organizimet jashtë mësimore me kandidatë
  • Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të kkoordinatorit, të cilit i raporton, dhe t’i kryejë detyrat që mund t’ia caktojë ai/ajo.

Kualifikimet e kërkuara:

  •  Diplomën bachelor/master në drejtimin Mekatonikë; Makineri apo Elektro-teknikë;
  •  Kopjen e letërnjoftimit;
  •  Çertifikatën që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale
  •  Njohuri të mira të MS Office
  •  Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese
  •  Efikas në punë ekipore

Ofrohet kontratë praktike për 6 muaj pa pagesë!
Aplikimi duhet të bëhet online përmes e-mailit duke dërguar CV dhe dokumentet e kerkuara në këtë konkurs në emailin: [email protected] me subjekt te e-mailit Praktikant si Trajner në fushën e Mekatronikës. Afati i fundit për aplikim është 10.02.2023. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.