EVENTI NGA LEMIA E SISTEMEVE HIDRAULIKE DHE PNEUMATIKE NË OBJEKTET E FIM

05 Dhjetor 2022
SHARE

E Premte me datë 02.12.2022, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, programi studimor Prodhimtari dhe Automatizim nga lemia e Sistemeve Hidraulike dhe Pneumatike  se bashku me kompanitë e fushës përkatëse bashkëbiseduan për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit si në fushën e trajnimeve dhe zgjidhjen e problemeve hidraulike dhe pneumatike në kompanitë e tyre.

Bashkëbisedimi i eventit si në aspektin teorik dhe praktik me pajisjet didaktike të Festos u prezantua nga Prof. dr. Agron Pajaziti,  Hamit Mavriqi dhe Besart Berisha.

Emrat e kompanive qe morën pjesë janë: KEK-u, New Co Ferronieli, Apollonia Sh.p.k,  Pireva, John Deer, Service Liebherr, Industria e lehte e përpunimit të metalit, Strat up Agroelita Sh.p.k. dhe Autoservis Bashkimi

Pjesëmarrës në këtë event nga stafi i FIM ishte edhe anëtari i këshillit drejtues Rifat Krasniqi dhe Prodekani për bashkëpunim me ekonomi dhe cilësi Afrim Gjelaj. 

FIM, i falënderon pjesëmarrësit e kompanive  për përgjigjen  në eventin e Sistemeve hidraulike dhe pneumatike.

Disa fotografi nga eventi i organizuar: