NJOFTIM për masat AntiCovid-19

13 Shtator 2021
SHARE

Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i FIM se bazuar në Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr. 01/35 të datës 12.09.2021,  çdo punonjës dhe student apo palë e tretë që hyn në Objektin e Fakulteteve Teknike duhet të posedoj njërën nga këto dëshmi:

1.Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;

2. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

3. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik -IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

4. Testi i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë;

5. Maska duhet vendosur gjatë tërë kohës së qëndrimit brenda objektit;

6. Rrespektimi i distancës së paku 1,5 m.