Apliko për punë praktike në NewCo Ferronikeli Complex L.L.C., Drenas

28 Maj 2021
SHARE

F T E S Ë

Të nderuar studentë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike

Bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” / Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe NewCo Ferronikeli Complex L.L.C, Drenas, ftoheni për:

Aplikim për punë praktike-profesionale në NewCo Ferronikeli Complex L.L.C., Drenas

Aplikimi është i hapur nga data 29.05.2021 deri me 07.06.2021 dhe atë për studentët e vitit të III-të të studimeve Bachelor dhe studentët e vitit të II-të të studimeve Master

Aplikimi bëhet përmes email-it tuaj zyrtar, student i UP-së, si në vijim:

To: [email protected]

Subject: Pune praktike / FIM / Programi

Bashkëngjite një CV tuajën në formatin pdf.

Sqarim: “Programi” nënkupton, programin e juaj të studimeve p.sh.: Mekatronikë (Msc); Termoenergjetikë dhe Energji e Ripërtëritshme (Bsc); etj.

Praktika ofrohet në kohëzgjatje prej 3-6 muaj me mundësi punësimi për studentët që tregohen më të suksesshëm. Mirëpo paraprakisht të gjithë studentët që aplikojnë do të kalojnë në procese të rekrutimit dhe më të suksesshmit do të fillojnë programin e praktikës.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C. ju mirëpret për punë praktike dhe pse jo, në të ardhmen e afërt, sipas meritave edhe punësimin tuaj në kompani.

FIM studentëve ju dëshiron suksese drejt kompletimit të njohurive si teorike ashtu dhe praktike.