Vizitë studimore

    Në kuadër të lëndës “Hidroteknologjia”, studentët e nivelit Masterit të programit studimor “Termoenergjetike dhe Energji e Ripertritshme”, dhe studentet e vitit të tretë të nivelit Bachelor, të Programit Studimor “Sistemet e Energjisë se Ripërtëritshme”, nën mbikëqyrjen e Profesorëve Prof. Asoc. Rexhep Selimaj, Prof. Ass. Shpetim Lajqi dhe Asistentit, MSc. Drilon Meha kanë realizuar vizitën studimore në dy hidrocentrale  në Kosovë. Hidrocentralet “LEPENCI 3” në Ferizaj dhe “BREZOVICA 2”, në Shtërpce.

    Qëllimi i vizitës ishte njohja për së afërmi me turbinat hidraulike të llojit Francis, parimi i punës, lidhja e turbinave me gjeneratorin elektrik,
    njohja me elementet bazike për veprat e marrjes, njohja me mundësin e shmangies së grushtit hidraulik dhe përvetimi sa më i mirë i pjesës teorike me anë të njohurive praktike gjatë kësaj vizite.

    Falënderojmë pronarin e Hidrocentralit në Ferizaj, Ylli Shamolli – EUROKOS për mikpritjen, si dhe inxhinierin Milot Fejzullahu dhe
    Labinot Vitia nga MATKOS Group për sqarimin e mënyrës se operimit te hidro elektrocentraleve, dhe njohjen për se afërmi me mënyrën e menaxhimit të situatave të ndryshme që shfaqen gjatë procesit te punës se hidro-elektrocentralit.
             


Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789