Vizitë studimore

    Në kuadër  të lëndës “Sistemet integrale dhe intermodale” studentët e vitit të tretë të nivelit Bachelor nga drejtimi Komunikacion dhe transport së bashku me profesorët Prof. Dr. Ilir DOÇI dhe Prof. Ass. Dr. Shpetim LAJQI realizuan një vizitë profesionale në Fabrikën e drurit “ELNOR” dhe Fabrikën “Birra Prishtina” në Lipjan.

    Përmes kësaj vizite studentët kishin mundësi te shihnin nga afër proceset e tërësishme transportuese. Duke filluar nga amblazhimi i mallrave, pastaj vendosja e tyre nëpër paleta. Me c’rast u pa formimi i njësisë ngarkuese. Pastaj ngarkimi i mallit në mjetet transportuese me mekanizmat adekuat për ngarkim/shkarkim të mallit.
    Gjithashtu përmes kësaj vizite studentët patën mundësi të shikonin edhe dokumentet e nevojshme për realizimin e transportit të mallrave qoftë vendor dhe ndërkombëtarë.
     


Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
26 2728293012
34 5 6789
10 111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456