Vizitë pune e studentëve dhe profesorëve të FIM në Terminalin Hekurudhor në Fushë Kosovë

    Me datë 30.04.2019 është realizuar vizita në Terminalin Hekurudhor në Fshatin Miradi të Komunës së Fushë Kosovës e studentëve të FIM, të Programit Komunikacion dhe transport – Bachelor, viti III, dhe studentëve të programit Inxhinieria Industriale dhe Menaxhmenti – Master, Viti I, në udhëheqje të Prof. Ilir Doçi dhe Prof. Shpetim Lajqi.
    Në vazhdim janë dhënë disa foto të vizitës.
     
    Foto 1. Foto në hyrje të Terminalit hekurudhor

     
    Foto 2. Foto e pirunjerit për manipulim me kontejnerë dhe pirunjerit për manipulim me paketime dhe paleta


     
    Foto 3. Foto nga vagonët e hapur për mallra me granulacion, dhe foto e platosë së Terminalit


    Foto 4. Foto nga Ndërtesa administrative e Terminalit Hekurudhor dhe Hekurudhës kryesore

    Studentët gjatë vizitës në Terminalin në Fushë Kosovë, kanë vizituar pjesët kryesore të terminalit: terminali i ngarkim-shkarkimit të mallrave, hekurudha dhe strukturat e binarëve, kontigjentet e vagonëve të mallrave – vagonët e mbyllyr, të hapur; vagonët e mallrave me granulacion, vagonët e mallrave të paketuar, vagonët e derivateve si dhe vagonët e udhëtarëve. Gjithashtu janë informuar edhe për mënyrën e komunikimit në terminal dhe pajisjet e sinjalizimit.
    Janë treguar dhe demonstruar puna e  pajisjeve të mekanizimit: pirunjeri për ngarkesa të paketuara dhe pirunjeri për manipulim të kontejnerëve. Është treguar lloji i dokumentacionit që përdor Terminali. Është demonstruar rasti i ngarkimit të shtyllave të drurit nga mjeti transportues kamion në vagon të trenit me anë të vinçit të kamionit, etj.
    Vizita do ju ndihmojë shumë studentëve për përvetësimin praktik të lëndëve që mësojnë:
      - Për Studentët e Programit Komunikacion dhe transport - Bsc në lëndët: Sistemet Integrale dhe Intermodale, Vetitë transportuese të mallrave në komunikacion, Transporti hekurudhor, etj.
      -  Për Studentët e Programit Inxhinieria Industriale dhe Menaxhmenti-Msc në lëndët: Menaxhimi i logjistikës, Modelimi i sistemeve logjistike, etj.
    Falënderojmë Menaxhmentin e Terminalit Hekurudhor në Fshatin Miradi të Fushë-Kosovës për gatishmërinë e demonstrimit të punës së Terminalit hekurudhor dhe në përkrahjen e vizitës nga ana e profesorëve dhe studentëve të FIM, dhe veçanërisht zyrtarin e Terminalit Z. Sabit Thaqi.

     


Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
2930 1 2345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789