Vizitë pune e studentëve dhe profesorëve të FIM-it në Parkun e biznesit në Drenas, Fabrikën “Dekoriti” në Lipjan dhe Depon e Auto-pjesëve “KADIU” në Prishtinë

    Me datë 06.5.2019 është realizuar vizita në Parkun e Biznesit në Drenas, Fabrikën “Dekoriti” në Lipjan dhe Depon e Auto-pjesëve “KADIU” në Prishtinë e studentëve të FIM-it, të Programit Mekatronikë dhe Konstruksione dhe Mekanizim – Bachelor, në udhëheqjen e Prof. Dr.Arbnor Pajaziti dhe Prof. Ass. Dr. Shpetim Lajqi.
    Në vazhdim janë dhënë disa foto të vizitës.

     

         
    Foto nga fabrika “LUMI”, Drenas

       
    Foto nga fabrika “Dekoriti”, Lipjan

           
    Foto nga Depoja e Auto-pjesëve “KADIU”, Prishtinë

    Studentët gjatë vizitës në Fabrikat “Lumi” dhe “Dekoriti”, kanë vizituar hallat e përpunimit të drurit dhe paneleve për punimin dyerve dhe elementëve të tjerë si dollapa, orendi etj.
    Vizita në depon e Auto-pjesëve “KADIU” studenteve do të ju ndihmoj në njohjen për së afërmi me pjesët e ndryshme që përdoren në automjete të prodhueseve të ndryshëm. Përpos pjesëve studentet patën mundësin ti shohin pajisjet për diagnostifikimin e automjeteve, veglave të ndryshme të punës, pajisjet për ngritjen e automjeteve, pajisjen për drejtimin e disqeve (fellneve), pajisja për pastrimin e karbonit nga automjetet, etj.
    Vizita do ju ndihmojë shumë studentëve për përvetësimin praktik të lëndëve që mësojnë:

     - Për studentët e Programit Mekatronikë - BSc në lëndët: Rregullimi Inxhinierik i Pajisjeve dhe Robotët Industrialë, Dinamika e Makinave, Projekti i Mekatronikës-1, Mekatronika e Automjeteve, dhe
     - Për studentët e Programit Konstruksione me Mekanizim – BSc në lëndën: Dinamika e Makinave, Automjetet Motorike, Motorët me djegie të Brendshme, etj.

    Falënderojmë Menaxhmentin e kompanisë “Lumi”, “Dekoriti” dhe “KADIU” për gatishmërinë e vazhdueshme në përkrahjen e vizitave në objektet e tyre nga ana e profesorëve dhe studentëve të FIM-it.

     



Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
24252627282930
12 3 4567
8 91011 121314
15161718 192021
22232425262728
2930311234