Vizitë pune e studentëve dhe profesorëve të FIM në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”

    Me datë 30.04.2019 është realizuar vizita në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës e studentëve të FIM, të Programit Komunikacion dhe transport – Bachelor, viti III, dhe studentëve të programit Inxhinieria Industriale dhe Menaxhmenti – Master, Viti I, në udhëheqje të Prof. Ilir Doçi dhe Prof. Shpetim Lajqi.
    Në vazhdim janë dhënë disa foto të vizitës.

     

    Foto 1. Foto ne Hyrje të Terminalit të udhëtarëve


     
    Foto 2. Foto nga platforma e parkimit dhe përgaditjes së aeroplanëve



    Foto 3. Foto nga pjesa e kontrollit të operacioneve të fluturimeve


    Foto 4. Foto nga pjesa e transportit dhe kontrollit të bagazhit me sistemin e konvejerëve


    Studentët gjatë vizitës në Aeroport, kanë vizituar pjesët kryesore të aeroportit: terminali i udhëtarëve – pranimet e udhëtarëve, Hyrjet dhe daljet; terminali i bartjes së bagazhit, platforma e përgaditjes së aeroplanëve, Grupi i elementëve të ndërtimit të ulët – pistat, shtigjet e lëvizjes së aeroplanëve; hapësira për ngarkesa cargo, etj.
    Gjithashtu është shiquar hyrja dhe dalja e udhëtarëve për në aeroplan, pajisjet ndihmëse në aeroport, transporti i bagazhit me shirita transportues, transporti i bagazhit me pajisje transportuese deri në aeroplan, verifikimi i bagazhit, njësitë e bartjes së mallrave- paletat, karrocat dhe kontejnerët, trajtimi i personave me aftësi të kufizuara në aeroplan, sinjalizimet në aeroport dhe në pistë, njësia e operimeve në aeroport, sistemet ILS, radarët e aeroportit, etj.
    Vizita do ju ndihmojë shumë studentëve për përvetësimin praktik të lëndëve që mësojnë:
      -  Për Studentët e Programit Komunikacion dhe transport - Bsc në lëndët: Komunikacioni ajror, Sistemet Integrale dhe Intermodale, etj.
     -  Për Studentët e Programit Inxhinieria Industriale dhe Menaxhmenti-Msc në lëndët: Menaxhimi i logjistikës, Modelimi i sistemeve logjistike, etj.
    Falënderojmë Menaxhmentin e Aeroportit për gatishmërinë e vazhdueshme në përkrahjen e vizitave në Aeroport nga ana e profesorëve dhe studentëve të FIM, dhe veçanërisht zyrtaren e Aeroportit Znj. Valentina Gara për organizimin e vizitës.

     
     


Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
2930 1 2345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789