Vizitë pune e studentëve dhe mësimdhënësve të FIM në Autoritetin Portual të Durrësit

    Me datë 03.05.2019 është realizuar vizita në Autoritetin Portual të Durrësit e studentëve dhe mësimdhënësve të FIM, të Programit Komunikacion dhe transport – Bachelor, Inxhinieria Industriale dhe Menaxhmenti – Master, Konstruksione dhe Mekanizim-Bachelor, dhe Mekatronikë-Bachelor në udhëheqje të Prof. Ilir Doçi dhe Prof. Shpetim Lajqi, dhe me përkrahje nga asistentët Rifat Krasniqi, Egzon Qorraj dhe Liridon Sejdiu.
    Vizita ishte mjaft e frytshme për tu njohur me punën dhe aktivitetet e Portit të Durrësit. Vlen të përmendet mikpritja dhe organizimi i vizitës nga ana e Autoriteteteve të Portit të Durrësit.
    Në vazhdim janë dhënë disa foto të vizitës.


    Foto.1. Pamje në Hyrje të terminalit

       

          
    Foto 2. Foto në Terminalin e ngarkim-shkarkrimit të mallrave të shkrifta nga anijet në kamionë

     
    Foto 3. Foto në Terminalin e Udhëtarëve

     
    Foto 4. Pamje nga platoja e manipulimit me kontejnerë



    Foto . Pamje nga prezentimi nga përfaqësuesi i AP të Durrësit Agron Xhemajli

       
    Foto 6. Profesorët, asistenët dhe studentët gjatë prezentimit të organizuar nga AP të Durrësit


    Studentët dhe mësimdhënësit gjatë vizitës në Terminalin në Durrës, kanë vizituar pjesët kryesore të terminalit: terminali i ngarkim-shkarkimit të mallrave të shkrifta nga anijet në kamion, vinçat portal dhe vinçat mobil me bigë të lëvizshme për ngarkim-shkarkim, anijet e mallrave, hapësirat deponuese – depotë e hapura dhe të mbuluara, terminali i kontejnerëve, terminali i udhëtarëve dhe anijet e udhëtarëve.
    Me këtë rast përfaqësuesit e AP të Durrësit mbajtën një prezentim në Sallën për Media të AP të Durrësit.
    Janë treguar dhe demonstruar puna e  pajisjeve dhe mekanizimit: vinçat për kapjen e kontejnerëve, vinçat e porteve për kapjen e ngarkesave të shkfrifta me anë të grajferëve, hinkat për derdhjen e ngarkesave, ngarkimi i kamionëve, llojet e kontejnerëve.  Është demonstruar rasti i ngarkimit të materialit me granulacion të vogël nga anija në mjetin transportues kamion.
    Gjithashtu është realizuar vizita në Terminalin për transport të udhëtarëve, procedurat e verifikimit të udhëtarëve dhe vendosja e udhëtarëve në anije.
    Vizita do ju ndihmojë shumë studentëve për përvetësimin praktik të lëndëve që mësojnë:
      - Për Studentët e Programit Komunikacion dhe transport - Bsc në lëndët: Sistemet Integrale dhe Intermodale, Vetitë transportuese të mallrave në komunikacion, Portet dhe Terminalet, SHpedicioni, etj.
     -  Për Studentët e Programit Inxhinieria Industriale dhe Menaxhmenti-Msc në lëndët: Menaxhimi i logjistikës, Modelimi i sistemeve logjistike, etj.
     - Për Studentët e Programit Konstruksione dhe mekanizim-Bsc në lëndët: Mjetet transportuese, Konstruksionet metalike, Dinamika e makinave, etj.
     - Për Studentët e Programit Mekatronikë -Bsc në lëndët: Dinamika e makinave, Bazat e teknikës së rregullimit, etj.
    Falënderojmë Menaxhmentin e Autoritetit Portual të Durrësit për gatishmërinë e demonstrimit të punës së Portit të Durrësit dhe në përkrahjen e vizitës nga ana e profesorëve dhe studentëve të FIM, dhe veçanërisht Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare, Udhëheqësin e sektorit për komunikime Z. Arben Xhemajli, z. Gëzim Kabashi, dhe pjesëtarët tjerë të stafit të AP të Durrësit.

    Vizita u raportua edhe nga shumë media nga Shqipëria dhe Kosova:

    Studentët e Inxhinierisë nga Prishtina, vizitë njohëse në portin e Durrësit - ATSH -


    https://www.koha.net/arberi/160852/studentet-e-inxhinierise-nga-prishtina-vizite-njohese-ne-portin-e-durresit/


    https://theworldnews.net/al-news/studentet-e-inxhinierise-nga-prishtina-vizite-njohese-ne-portin-e-durresit

    https://durreslajm.al/aktualitet/studentet-e-universitetit-te-prishtines-vizite-studimore-ne-portin-e-durresit

    http://www.bulevardionline.com/studentet-e-universitetit-te-prishtines-vizite-studimore-ne-portin-e-durresit/









     



Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
29301 2 345
6 789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789