Vizita profesionale në ambientet e TERMOKOS-it

    Me datë 12.04.2019, 11 student të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të nivelit master, programi studimor: Termoenergjikë dhe Energji e Ripërtërishme, ishin në vizitë profesionale në ambientet e ngrohtores së qytetit TERMOKOS, Prishtinë.
    Qëllimi i vizitës ishte njohja me procesin e kogjenerimit. Fillimisht është vizituar hapësira e punës (nënstacionin kryesor i procesit të kogjenerimit) dhe me pas dhoma e kontrollit automatik dhe gjysmë automatik i tërë sistemit.
    Kjo vizitë ishte një përvojë e mirë për studentët ku secili nga studentët kishte mundësi të diskutimit të ndërsjellët me stafin e TERMOKOS-it.

    Vizita u mundësua falë bashkëpunimit të mirë që e ka Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike me TERMOKOS-in dhe nën mbikëqyrjen e Dr. sc. Drenusha Krasniqi.
    Menaxhmenti i FIM-es dhe studentët shprehin falënderimet me të mira për pritjen dhe sqarimet që i dhënë punonjësit e TEMOKOS-it.



Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
28293031 123
4 56 78910
11121314 151617
18192021222324
2526272829301
2345678