Vizita profesionale në ambientet e “Prishtina International Autoshow 2019”

    Me datë 02.05.2019, në kuadër të lëndës “Mekatronika e Automjeteve” studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të nivelit Bachelor viti i tretë, programi studimor: Mekatronikë, së bashku me Prof. Ass. Dr. Shpetim LAJQI ishin në vizitë profesionale në ambientet e Panairit më të madh të Automjeteve te Reja – “Prishtina International Autoshow”, në Sallën e Panairëve në Shkabaj , ku 23 Marka të Automjeteve shpalosën modelet e tyre më të reja.

    Nga kjo vizitë studentet patën mundësinë të njoftohen për se afërmi për trendët e zhvillimit të teknologjisë në fushën e automobilizmit, përformancat që ofrojnë automjetet, dimensionet gjeometrike, llojet e energjive të ngasjes (MDB, hibrid, etj.), sasinë e shpenzimit të lëndës djegëse, nivelin e lirimit të gazrave dalëse, etj.

    Menaxhmenti i FIM-es dhe studentët shprehin falënderimet me të mira për pritjen dhe sqarimet që i dhanë organizatorët e këtij eventi.

    Disa fotografi:

         


Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
24252627282930
12 3 4567
8 91011 121314
15161718 192021
22232425262728
2930311234