Vizita në KEK-Termocentrali B

    Mbështetur në Kërkesën e Fakultetit ton dhe me lejimin e drejtueseve të Sektorit për resurse njerëzore të KEK-ut, të premten, më 03.05.2019, nga studentët e vitit III, programi i Termoenergjetikës dhe termoteknikës, është realizuar një vizitë pune në Termocentralin Kosova B.
    Studentët u pranuan dhe u udhëhoqën sipas Rregullave të Kompanisë. Drejtuesit e resurseve njerëzore dhe ata profesional të KEK-ut, zotërinjtë Izet Hoti, Rmadan Ahmeti dhe Xhemajl Gërguri me përkushtim dhanë sqarimet e nevojshme për pjesë të veçanta të bllokut energjetikë. Përpos sqarimeve të përgjithshme lidhur me proceset teknologjike të Kompleksit energjetik, studentët patën rastin të vizitojnë edhe reparte të veçanta, si hapësirën e turbinave, dhomën komanduese, kaldajat, etj.
    E veçantë e vizitës ishte se studentët patën rastin ta shohin një turbinë të hapur, e cila ishte në procedurë riparimi.

    Prof. Dr. Xhemajl Fejzullahu

    Disa Foto gjatë vizites:

                 


Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
29301 2 345
6 789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789