VIZITA NË AMBIENTET E FABRIKËS PËR PRODHIMIN E PAISJEVE DHE APARATEVE PËR FTOHJE DHE NGROHJE: ʺOSA TERMOSISTEMʺ SH.P.K.

    Me datën 10.12.2019 (E marte) , 5 student të vitit të dytë në nivelim Master të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, program studimor: Termoenergjetikë dhe Energji e Ripërtritshme që  ndjekin mësimet nga lëndët mësimore: Termofikimi dhe rrjetat termike, Analiza hidraulike e rrjetave termike dhe Dinamika e proceseve, , ishin në vizitë profesionale në ambientet e fabrikës për prodhimin e paisjeve dhe aparateve për ftohje dhe  ngrohje ‘’OSA TERMOSISTEM’’,  në Rahovec.

    Qëllimi i vizitës ishte njohja me prodhimin e këmbyesve të nxehtësisë dhe me pajisje tjera programore. Fillimisht është vizituar hapësira e punës e më pas janë parë edhe paisje të ndryshme të cilat prodhohen nga vetë prodhuesi OSA Termosistem  si: këmbyesit, kaloriferat, tharëset solare, furrat tharëse për pemë dhe perime, pompat termike , panelet fotovoltaike, panelet  solare, bojlerët e kombinuar solar, paisje për kuzhinë etj.

    Kjo vizitë ishte një provojë e mirë për studentët ku secili nga studentët kishte mundësi të diskutimit të ndërsjellët me stafin e OSA Termosistem.

    Vizita u mundësua falë bashkëpunimit të mirë nga vetë firma, dhe nën mbikëqyrjen e profesorit të lëndës Akademik Prof. Dr. Fejzullah Krasniqi.

    Falenderojmë Drejtorin Selami Osa inxh. i diplomuar, Drejtorin teknik Zejdi Ejupi inxh. i diplomuar dhe të gjithë Stafin e Fabrikës OSA për pritjen e bërë. Vlenë të ceket që transporin dhe një drake në restoran është hequr nga vetë udhëheqësit e kompanisë, për çka jemi shumë falenderues.

    Në vazhdim janë disa pamje nga pritja dhe njohtimet për prodhimet e fabrikës.

     
    Studentët me profesorin e lëndës Akademik Prof. Dr. Fejzullah Krasniqi, drejtorin e Fabrikës Inxh. i dipl. Selami Osa, drejtorin teknik inxh. i dipl. Zejdi Ejupi me studentët.