THIRRJE PUBLIKE PËR GARË TË FOTOGRAFISË

    THIRRJE PUBLIKE PËR GARË TË FOTOGRAFISË
    Për nder të 50 vjetorit të tij, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë GARËN PËR FOTOGRAFINË MË TË MIRË. Prej 10 janarit deri më 08 shkurt 2020, të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” mund të bëhen pjesë e garës, duke postuar fotografi në rrjetet sociale të tyre në Facebook dhe Instagram, të cilat shoqërohen nga hashtagu #50vjetUniversitet, dhe të njëjtën fotografi duhet ta dërgojë në adresën elektronike të UP-së. Padyshim që ju do të bëni fotografi të paharrueshme dhe ne duam t’i shohim fotografitë tuaja më të mira! Tema e garës është “ Universiteti jam unë ”. Brenda kësaj teme, dërgoni më së shumti dy fotografi me një koment për secilën, duke shpjeguar pse zgjodhët atë fotografi dhe pse është e veçantë për ju. Fotografitë duhet t’i dërgoni në këtë adresë elektronike: [email protected]
     
    Udhëzimet: • Ju jeni student në Universitetin e Prishtinës dhe në periudhën 15 j anar – 13 shkurt keni postuar fotografi në rrjetet tuaja sociale me sloganin #50vjetUniversitet; • Përfshini një koment me secilën fotografi, ku tregoni se pse zgjodhët atë fotografi dhe pse është e veçantë për ju; • Fotografitë tuaja duhet të bëhen në kuadër të kampusit të Universiteti t të Prishtinës, në ambiente të brendshme ose të jashtme; • Dorëzoni deri në 2 fotografi; • Fotografitë duhet të dërgohen në adresën: [email protected] - pr.edu deri më 8 shkurt 2020.
     
    Të gjithë fituesit do të zgjidhen nga juria profesionale. Tri vendet e para do të shpërblehen me dhurata simbolike me motive të 50-vjetorit të UP-së, si dhe me mirënjohje, të cilat do të ndahen gjatë një ceremonie të veçantë, që do të organizohet nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës. Fotografitë do të vlerësohen bazuar në origjinalitetin, kreativitetin, cilësinë teknike dhe komentet. Gjatë ceremonisë do të shfaqen edhe fotografi të tjera. Pas aktivitetit, fotografitë mund të vendosen në faqen e internetit të Universitetit të Prishtinës, si dhe mund të përdoren për qëllime promovuese. Përfshirja në garën e fotografisë nënkupton se studenti pajtohet me këtë.

    Per më shumë informata: [email protected] ose 038 244 183


Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
26 27 28 29 30311
2 34 5 678
910 11 12 131415
161718 19202122
2324 2526272829
30123456