Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike vizituan IHMK

    Studentët e vitit të tretë të nivelit bachelor dhe ata të vitit të dytë të nivelit master në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike – Departamenti: “Termoenergjetika dhe Energjia e Ripërtritshme”, në kuadër të lëndëve “Meteorologjia” dhe “Sistemet e Energjisë së Erës”, me datë 13/12/2019 vizituan Institutin Hidrometeorologjik  të Kosovës (IHMK), nën udhëheqjen e profesorit Prof. Dr. Rexhep Selimaj, dhe asistentes Msc. Bukurije Hoxha.

    Studentët u pritën nga drejtoresha e institutit, Letafete Latifi dhe nga stafi përgjegjës i laboratorëve.
    Gjatë vizitës, studentët shkëmbyen nga afër përvojat teorike dhe përvojën hulumtuese të rrjedhjes së rrezatimit diellor, panë procesin e matjes së shpejtësisë së erës dhe temperaturat e energjisë gjeotermale.
    Përveç kësaj, ata vizituan edhe stacionet automatike që bëjnë mbledhjen e informatave në mënyrë elektronike për të gjithë parametrat monitorues të ambientit.
    Për mundësimin e vizitës e falënderojmë në radhë të parë drejtoreshën e këtij institucioni znj. Letafete Latifi, pastaj stafin e laboratorëve z. Atdhe Sefa, z. Beqir Gashi si dhe z. Shkumbin Shala, të cilët demonstruan funksionimin e pajisjeve dhe qëndruan të gatshëm të na njoftojnë me përvojat e tyre dhe mënyrën e funksionimit të sistemeve matëse në Institut.

    Në vazhdim janë dhënë disa foto të vizitës.