Raport i pjesmarrjes në qytetin Sozopol të Bullgarisë në Shkollën Verore Ndërkombëtare “International Ceepus Summer School”, të organizuar nga Projekti Ndërkombëtar i mobiliteteve akademike CEEPUS III dhe Universiteti Teknik i Sofjes- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, të Bullgarisë.

    Në datat 25.06-01.07.2019, profesorë dhe studentë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike kanë marrë pjesë në Shkollën Verore Ndërkombëtare “International Ceepus Summer School”, në qytetin Sozopol të Bullgarisë. Shkolla Verore është organizuar nga Projekti Ndërkombëtar i mobiliteteve akademike CEEPUS III dhe Universiteti Teknik i Sofjes - Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Profesorët pjesëmarrës ishin Prof.dr. Shaban Buza dhe Prof. dr. Ilir Doçi, ndërsa grupi i studentëve ishin të Programeve Mekatronikë Bsc dhe Msc, dhe Konstruksione dhe Mekanizim Bsc.
    Pjesmarrja ishte shumë e suksesshme. Studentët dhe stafi i FIM kanë marrë pjesë në dy konferenca të organizuara, dhe në sesione të veqanta kanë prezentuar punimet e tyre të realizuara në laboratoret e FIM.
    Prezentimet nga studentët kanë qenë të shkëlqyeshme, dhe janë berë para profesorëve dhe phd studentëve te Universitetit Teknik të Sofjes, pjesmarrësve të kompanive industriale të Bullgarisë, dhe pjesmarrësve tjerë nga disa vende të Evropës.
    Studentët prezentimet i kanë bërë në gjuhën Angleze, duke përfshirë pyetjet dhe diskutimet e bëra.
    Pjesmarrja në Shkollën Verore Ndërkombëtare të CEEPUS III ka rëndësi për mobilitetin mësimor të stafit mësimor dhe studentëve të FIM.

    Më poshtë janë paraqitur disa foto të pjesmarrjes.

    Suksese edhe me tutje!


    Prishtinë, 02.07.2019                                                          Përpiluesi i raportit
                                                                                                Prof.dr. Ilir Doçi
                                                                                                Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike


     
                         





Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
24252627282930
12 3 4567
8 91011 121314
15161718 192021
22232425262728
2930311234