RIHAPET SEMS-I PËR REGJISTRIM TË SEMESTRIT VEROR TË VITIT AKADEMIK 2019/20

    Njoftohen studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët për herë të parë janë regjistruar në UP para vitit akademik 2019/20 dhe që nuk i kanë kryer obligimet administrative për regjistrim të semestrit veror dhe obligimet nga vitet akademike paraprake, se këtë mund ta bëjnë nga data 05.05.2020 deri më 08.05.2020, në orën 16:00 (E martë - e premte).Paralajmërojmë të gjithë studentët, të cilët gjatë periudhës së hapjes së SEMS-it nuk i kryejnë obligimet për regjistrim të semestrit veror, se nuk do të kenë mundësi tjetër për regjistrim të semestrit veror të vitit akademik 2019/20. Rrjedhimisht, këta studentë nuk do të kenë të drejtë t’u nënshtrohen provimeve të afateve vijuese gjatë vitit akademik 2019/20.Ky njoftim për pagesë të semestrave vlen edhe për studentët, të cilët, gjatë këtij viti akademik, presin t’i nënshtrohen mbrojtjes së temës së diplomës dhe të cilët nuk janë të liruar nga pagesa sipas ligjeve apo vendimeve në fuqi.

    Procedura e regjistrimit online të semestrit veror 2019/20

    Studenti, pasi ta kryejë pagesën elektronike të semestrit, obligohet që një kopje të dëshmisë së pagesës ta dërgojë në adresë/email të zyrtarit përkatës të shërbimit të studentëve, ndërsa kopjen fizike obligohet ta dorëzojë në momentin e parë që krijohen rrethanat.

    Zyrtari i shërbimit të studentëve duhet të evidentojë rastet e paraqitura në këtë formë dhe në asnjë rrethanë të mos e konfirmojë në sistem lejen për pajisje me diplomë, nëse studenti nuk e dorëzon dëshminë fizike të pagesës së semestrit.

    Të gjitha pagesat e realizuara brenda periudhës së sipërshënuar dhe ato të cilat janë kryer pas mbylljes së afatit paraprak, por që nuk janë pranuar nga shërbimi, duhet të merren në konsideratë për regjistrim të semestrit veror 2019/20.


Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
26 27 28 29 30311
2 34 5 678
910 11 12 131415
161718 19202122
2324 2526272829
30123456